Taksa 5% për biznesin, Rama: Do e kenë 92% e tyre, jo më deklarime ireale të pagave të punonjësve
Brenda muajit korrik 92% e bizneseve në vend do të taksohen në nivelin 5%, duke ulur taksën edhe për ata me xhiro vjetore 8-14 milion lekë. Teksa foli për taksat, kryeministri, Edi Rama tha nga Lushnja se reduktimi nga 15% në 5% është një tjetër lehtësim që i bëhet sipërmarrjes.
Rama bëri me dije se aktualisht po punohet për gjetjen e zgjidhjeve mbi deklarimet joreale të pagave të punonjësve në sektorin privat.
Ndërkaq, teksa foli për platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri tha se janë 10 mijë raste ankesash dhe kërkesash, ndërkohë që janë 150 punonjës që janë çuar për ndjekje penale, që janë larguar apo kanë marrë paralajmërim për largim nga puna.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.