“Taksat e mëkateve” për sheqer, alkool dhe duhan ka gjasa të ndryshojnë tërësisht mënyrën e jetesës

Në shumë vende të botës kohët e fundit janë vendosur taksa të ndryshme për alkoolin dhe duhanin.
Të ashtuquajtura “taksat e mëkateve” këto taksa mund të ndihmojnë shumë në luftimin e normave në rritje të sëmundjeve kronike në mbarë botën, thonë studiuesit.
Një studim global ka zbuluar se taksat mbi këto produkte kanë më shumë gjasa të ndryshojnë mënyrën e jetesës së konsumatorëve të varfër, ndërkohë që të ardhurat nga taksat do të vijnë nga familjet me të ardhura më të larta.
Pjesët më të varfëra të shoqërisë ndikohen në mënyrë jo-proporcionale nga sëmundjet jo ngjitëse të lidhura ngushtë më stilin e jetesës, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe kanceri, zbulojnë mjekët.
Një taksë tjetër është edhe ajo e sheqerit, e cila ashtu si taksat mbi konsumimin e alkoolit dhe cigares pritet të sjellin një reduktim të ndjeshëm në sëmundjet e lidhura me stilin e jetesës.
Ekspertët mblodhën të dhëna nga 13 vende, të gjitha me një popullsi të varfër.
Në një shembull, ata përmendën futjen e taksës së pijeve alkoolike në Meksikë, gjë qe rezultoi me një ulje mesatare prej 4.2 litrash në konsumimi për person në vitin 2014.
Gjithashtu blerjet e pijeve alkoolike u ulën me 17 pikë përqindje në grupet me të ardhura të ulëta.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.