“Tani le t’i kthehemi punës!”- Theresa May merr lejen nga Mbretëresha: Do të formoj qeverinë e re!
“Tani le ti kthehemi punës”. Kështu ka deklaruar Theresa May pas takimit me Mbretëreshën, pasi i kërkoi leje për krijimin e qeverisë së re.
Edhe pse Konservatorët patën një humbje të numrit të përfaqësuesve në Parlament, sërish Theresa May do të jetë kryeministrja e Britanisë dhe do të krijojë qeverinë e re duke punuar me Patinë Bashkimi Demokratik (DUP).
Në një deklaratë për mediat në Downing Street pas takimit me Mbretëreshën May deklaroi se “ Isha në takim me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe unë do të formoj qeverinë e re. Një qeveri që mund të ofrojnë siguri në këtë kohë kritike për vendin tonë. Kjo qeveri do të udhëheqë vendin në bisedimet vendimtare të Brexit. Kjo qeveri do të punojë për të mbajtur vendin tonë të sigurt” , deklaroi May pas takimit.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.