Tani mund të verifikoni Instagramin tuaj
Për ata që janë drejt rrugës së famës në rrjetet sociale, tani mund ta verifikojnë profilin e tyre në Instagram.
Me risinë e fundit në Instagram, ju tashmë mund të aplikoni për të patur shenjën blu në profilin tuaj që nënkupton se keni një llogari të verifikuar. Ata që kërkojnë ta kenë thjesht mund të shkojnë tek cilësimet në Instagram për të filluar procesin e aplikimit.
Pasi të jepni emrin tuaj të plotë dhe një formë ligjore të identifikimit, IG do ta vendosi atë tek ju së shpejti nëse ju jeni miratuar apo jo.
Instagram vuri në dukje se do të shikojë tek kërkesat për aplikimin e verifikimit origjinalitetin, veçantinë, formimin dhe se sa i njohur do të jetë personi që e kërkon shenjën blu.
Por, mos u dëshpëroni shumë nëse nuk jeni të miratuar, pasi në të kaluarën, simboli i verifikuar ka qenë për të famshëm, figura publike, biznese të mëdha dhe profile me shumë ndjekës.
p.s/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.