Tatimet 831 kontrolle në 10 ditët e para të tetorit, konstatohen 156 shkelje

Strukturat e Monitorimit në Terren të Tatimeve gjatë periudhës 1-10 Tetor 2019, kanë kryer 831 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 156 shkelje të legjislacionit tatimor.
Referuar njoftimit zyrtar të Tatimeve, 6 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore. Ndërkohë, 26 tatimpagues janë penalizuar për moslëshim kuponi tatimor (rasti i parë) dhe 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
Gjithashtu, Tatimet njoftojnë se 21 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët:
-13 subjekte- “biznes i vogël”
– 8 subjekte – “biznes i madh”
– 7 tatimpagues pa pajisje fiskale të instaluar
– 12 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune
– 41 tatimpaguesdispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.