Tatimet mbledhin 162.8 mln euro në 4 muaj, tejkalojnë planin me 6.1%
Administrata Tatimore e Kosovës, vetëm për muajt Janar – Prill 2018 nga të ardhurat e rregullta ka mbledhur 162.8 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 20.1 milion euro apo 14.2 %.
Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 9.4 milion euro apo 6.1 % më shumë të ardhura se plani i paraprakë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 51.5 milion euro të ardhura për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).
Kjo konfirmon se performanca e të ardhurave vazhdimisht është duke u rritur, duke marr parasysh përkushtimin e menaxhmentit të ATK-së në zbatimin e Strategjisë 2015-2020, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit.
“Vlen të përmendet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marr parasysh edhe vizitat në teren të cilat realizohen, e që të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës por edhe edukativ”, thuhet në njoftimin e ATK.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.