Tatimpaguesit ndërgjegjësohen – Tatimet mbledhin 107.7 mln euro në 3 muaj, tejkalojnë planin me 5%
Përformanca e të ardhurave në Kosovë vazhdon të rritet. Kështu në vetëm te muajt e partë të vitit Administrata Tatimore Kosovës ka mbledhur 107.7 milion euro, 13.3 për qind më shumë krahashuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 5.3 % më shumë të hyra.
Të ardhurat e menjëhershme nga FKPK (Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës) gjatë muajit Janar janë arkëtuar 9.97 milion euro, të cilat nuk janë përfshirë në të ardhurat e rregullta.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 31.4 milion euro të ardhura për FKPK. Pra, gjithsej të ardhurat gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të ardhurat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 149.0 milion euro.
Faktori kryesor i rritjes së të ardhurave sipas Tatimeve, është përmirësimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe ndërgjegjësimi i tyre.
“Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, thuhet në njoftimin e ATK.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.