Të hënën nis ndërhyrja tek segmenti Vorë-Fabrika e Tullave – Ja si do devijohet trafiku i automjeteve dhe mjeteve të rënda
Duke nisur nga mëngjesi i ditës së hënë, do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër). Për shkak të këtij procesi, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore, trafiku i mjeteve rrugore do të devijohet për të shmangur bllokimin e qarkullimit.
Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë normalisht destinacionet përkatëse duke përdorur urën e Vorës, ndërsa transporti i udhëtarëve do të bëhet duke përdorur segmentin e rrugës së Aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit të Kasharit.
Sa i takon mjeteve të rënda, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë përcaktuar devijimet përkatëse:
- Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës së Tiranës do të vijojne normalisht nga Fushe Kruja ne Dogane dhe do te kthehen perseri nga I njejti segment rrugor dhe do te vijojne sipas destinacionit perkates.
- Trafiku i mjeteve të rënda nga Veriu ne drejtim te portit te Durresit dhe Jug do te perdorin segmentin Fushe Kruje – Kamez – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durres.
- Trafiku i mjeteve të rënda nga Jugu, porti i , Elbasani ne drejtim te veriut do te perdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” – Kamez – Fushe Kruje.
Për të orientuar drejtuesit nuk do të mungojë sinjalistika e përkohshme, ndërsa devijimet do të vazhdojnë deri në përfundim të punimeve të rehabilitimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.