Të hiqet gjoba 10 mijë lekë për adresën. Projektligji në Kuvend: “Është kthyer në pengesë për deklarimin e saktë të vendbanimit”
Një Projektligj i propozuar në Kuvend nga Deputetët Blerina Gjylameti dhe Eljo Hysko synon heqjen e gjobës prej 10 mijë lekësh që aplikohet kur qytetarët nuk deklarojnë vendbanimin e saktë të gjendjes civile brenda 30 ditëve nga ndryshimi i tij.
Parashikimi i këtij sanksioni u caktua ne ketë vlere, me qellim ndërgjegjësimin e shtetasve, nxitjen e tyre per te deklaruar te dhënat e vendbanimit real te tyre ne territorin e Republikës se Shqipërisë, ku parashikohet deklarimi i vendbanimit jo me vone se 30 dite nga ardhja ne vendbanimin e ri.
Të dy deputetët arsyetojnë se vetë aplikimi I këtij penaliteti administrativ ka nxitur qytetarët të mos deklarojnë vendbanimin real për të shmangur shlyerjen e gjobës prej 10 mijë lekësh.
“Vlera e larte e mases administrative te aplikuar ka qene nje nder shkaqet kryesore qe ka detyruar shtetasit, te cilët nuk kane respektuar afatin 30 ditor te deklarimit te vendbanimit, te vijojnë me nje regjistrim jo real duke marre shërbimin e gjendjes civile ne nje zyre ku realisht nuk banojnë”, shpjegohet në relacionin shoqërues të projektligjit, I cili vjen vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do mbahen më 25 prill 2021.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.