“Të rritet buxheti për infrastrukturën”. Veprimtaritë Prodhuese i çojnë dhe 3 amendamente Komisionit të Ekonomisë, kërkojnë shtesë buxheti
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese i ka propozuar Komisionit të Ekonomisë rritje të buxhetit për transportin rrugor, ate detar si dhe per furnizimin me ujë e kanalizime. Kërkesa u bë pas raportimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se këto programe janë të nënfinancuara.
“Programi i transportit rrugor dhe detar, kërkesa për shtesa në këto programe. Furnizimi me ujë, kërkesa për shtesa programi për mbështetjen e industrisë dhe kërkesa për shtesa në programin menaxhim, administrim, planifikim brenda parashikimeve buxhetore nga ky komision.”
Gjithashtu, përmes 3 amendamenteve Komisioni kërkoi shtesë buxheti për sektorin energjetik, industrinë dhe rrjetet e telekomunikacionit.
Kërkesa për shtesa në programin për mbështetjen për energjinë, konkretisht rritjen e tavanit të shpenzimeve korrente me 64.5 mln lekë, programi për mbështetjen e burimeve natyrore rritje e tavanit për shpenzimet korrente me 5 mln lekë dhe rritje e shpenzimeve kapitaleve me 15 mln lekë. Dhe programi i tretë për mbështetjen e rrjetën komunikacionit I jepet kapital në vlerën 2.4 mln lekë dhe tavan buxhetor për shpenzime të huaja me vlerë 21.5 mln lekë. ”
Projektbuxheti i vitit 2021 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është parashikuar në masën e 49.3 mld lekë ose 4.2 mld lekë më shumë se viti 2020.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.