Teknologjia e makinave autonome – Industria gjermane udhëheq tregun
Sot ekspertët dhe industria e automjeteve kanë arritur në përfundimin e përbashkët se e ardhmja do të jetë e makinave me sistem vetëdrejtimi.
Shumë kompani, përfshirë këtu edhe prodhuesit tradicionale të makinave dhe pjesëve të këmbimit ashtu si edhe kompanitë teknologjike, kanë nisur një garë të etshme për zhvillimin e teknologjive autonome e cila do ti japë pavarësinë makinave nga njeriu.
Disa prej këtyre kompanive kanë filluar testime por njerëzit jashtë industrisë e kanë të vështirë të kuptojnë se kush gjendet një hap përpara.
Një indikator i cili do të tregojë se kush udhëheq është numri i patentave për këtë teknologji. Instituti Ekonomik i Cologne në Gjermani bëri një kërkim dhe analizoi 5,839 patenta që kishin të bënin me sistemet autonome për makinat, raporton “PcWorld”.
Siç edhe grafiku i paraqitur ilustron, industria gjermane kërkon medoemos të mbajë lidershipin edhe në këtë hapësirë të re. 6 nga 10 patentuesit kryesorë janë kompanive gjermane si Bosch, Audi, BMW, Volkswagen, Continental dhe Daimler.
Nga ana tjetër Google zotëron vetëm 338 patenta duke u renditur i fundit në klasifikim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.