Telefoni 5G i ZTE shkarkon me shpejtësi 1Gbps
Telefoni i parë në botë me konektivitet 5G është i aftë të shkarkojë nga interneti me shpejtësi 1 gigabajt për sekond.
Në një demonstrim në Kongresin Mobil Botëror, firma Kineze ZTE tregoi se çfarë telefonit gigabajtësh mund të bëjë.
ZTE tha se komercializimi i telefonit do të fillonte në fund të 2018-ës. Në 2019-ën do të fillojnë operatorët e parë që do të implementojnë rrjetet 5G.
Sigurisht nuk do të jetë ky model telefoni që do të shitet. Ai u përdor në Barcelonë për të demonstruar shpejtësisë që teknologjia e ZTE mund të ofrojë.
Javën e kaluar Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) bëri të publike të dhënat zyrtare të rrjeteve 5G. /PCWorld Albanian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.