Tendenca/ Çfarë po ndodh me koronavirusin (Grafiku)! Kina ul nivelin e emergjencës!
6 provinca në Kinë kanë ulur nivelin e emergjencës kundër epidemisë së koronavirusit. Bëhet fjalë për provincat Gansu, Liaoning, Guizhou, Yunnan, Shanxi e Guangdong. Vendimi i autoriteteve lokale pason ftesën e bërë dje nga presidenti Xi Jinping për një “rikthim të organizuar” në aktivitetin e përditshëm.
Ditën e djeshme në Kinë janë shënuar 150 viktima të tjera dhe 409 raste të reja. Totali i viktimave ka shkuar në 2592, të prekurit në 77 mijë e 150 ndërsa ata që janë shëruar janë 24 mijë e 734 duke njohur një rritje pozitive në këtë drejtim.
Ndërkohë në Itali numri i viktimave ka shkuar në 3 ditën e djeshme ndërsa numri i të prekurve është deri më tani 157.
Nëse analizojmë ecurinë, ajo që konstatohet është se grafiku i të prekurve nga koronavirusi ka filluar të marrë ngjyrë jeshile,çka nënkupton se po rritet shkalla e rikuperimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.