Tender për mbikëqyrjen e 21 investimeve të buxhetit të shtetit. Në listë rikualifikimet e qyteteve dhe rikonstruksionet e rrugëve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për shërbimin e mbikëqyrjes së punimeve për objektet e financuara nga Buxheti i Shtetit për periudhën 2020-2021.
Tenderi parashikon një marrëveshje muadër me disa operatorë ekonomikë ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara, me afat 24 muaj
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje data 14 shtator 2020 ndërsa fondi limit 71 milionë e 48 mijë lekë.
Objekte të shërbimit të mbikëqyrjes janë:
-Rehabilitimi i lagjeve 4,5 dhe 6, qyteti Kukes
-Sistemim i Përrojit të llixhave, Segmenti Ura e Pazarit dhe rikualifikimi urban i zonës Diber
-Rikualifikim urban i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe Parkut për Pushuesit Shkoder
-Rikualifikim urban faza 2 Corovode
-Rehabilitim i rrugeve, shesheve e fasadave Blloku tek lagjia nr 2, Pogradec
-Rikualifikim Urban i Unazës së re, Berat
-Riveshje aksi rrugor Cerme – Divjakë
-Rikonstruksioni i fasadeve të objekteve përgjatë lumit Drin në qytetin e Lezhës Blloku Nr.1 si dhe rruga Lalmiri, Naim Frasheri, Lezhe
-Rikualifikimi urban qendrës së qytetit Ballsh dhe krijimi i hapësirës rekreative në zonën e liqenit të qytetit Ballsh
-Rikonstruksioni i rrugës Lekures-Sarande 1+2
-Rikualifikimi dhe sistemimi i lumit Gjanica, Loti II, Fier
-Rikualifikimit urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, zona A drejtimi i kullës së Sahatit dhe kulla e Sahatit, Vlore
-Rikualifikimi i Sheshit te Flamurit Vlore
-Rikualifikim urban i zonës turistike Golem, Kavaje
-Rehabilitim i rruges Devoll I Siperm Loti I (Miras-Arrez), Devoll
-Rruga Camëria dhe Unaza, Kavajë
-Rruga Varrezave dhe Labinot Fushe – Griqan, Elbasan
-Permiresimi i shtresave asfaltike rajoni 1,2
-Permiresimi i shtresave asfaltike rajoni 3,4
-Rikonstruksioni i rruges Salari-Nivice, Tepelene
-Rikonstruksioni i rruges se aksesit ne zonen turistike te Nikolices, Devoll
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.