Tenderi për Unazën e Madhe pa fitues! Sonila Qato: Ofertat u skualifikuan, nuk plotësonin kriteret
Drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato deklaroi anulimin e tenderit për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe, “Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”. Në daljen për mediat, Qato tha se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar çdo ofertë të paraqitur duke i konsideruar se nuk ishin në përputhje me kërkesat. “Ofertuesit janë të drejtën e ankimimit” tha Qato ndërsa konfirmoi se projekti i Unazës së Madhe mbetet projekt prioritar për kryeqytetin.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s ‘kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”.
Për tenderin e ndërtimit të lotit të parë të Unazës së Madhe, që u bë për herë të dytë për faktin se u anulua procedura e mëparshme, u paraqitën 6 kompani. 14 janari ishte afati i fundit për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.