Tensionet në protestë – Presidenti Meta bën apel për vetëpërmbajtje
Protesta para kryeministrisë është tensionuar pasi protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë tentuar të futen brenda godinës së kryeministrisë. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i forcave policore, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve.
Ndërkohë, pas përplasjes me mes protestuesve dhe policisë ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i Presidentit, Ilir Meta, i cili ka bërë apel për vetëpërmbajtje për të shmangur konfrontimin e dhunën.
“Duhet vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve e dhunës. Ndërsa qytetaret duhet të protestojnë të lire duhet të respektohen institucionet.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.