Testet e koronavirus në Shtëpinë e Bardhë nuk janë efektive? Kompania e pranon, Trump thotë të kundërtën

Shtëpia e Bardhë po teston stafin e saj për koronavirus duke përdorur një pajisje që është kritikuar për dhënien e negativave të rremë.
New York Times raportoi se Shtëpia e Bardhë po përdor sistemin e testimit të shpejtë ID Now, i cili mund të japë rezultate në më pak se 13 minuta.
Sidoqoftë, një studim në fund në prilli, zbuloi se po pajisja nuk ishte efektive aq sa duhej, në rreth 15% të rasteve – një rezultat i pohuar nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.
Laboratorët e Abbott, prodhuesi i provave, thanë se testet që prodhon me të vërtetë mund të mos jenë efektive në kushte të caktuara.
Presidenti amerikan Donald Trump i quajti testet “një lojë krejt të re” dhe “shumë të sakta”.
Disa anëtarë stafi në Shtëpinë e Bardhë janë ende duke punuar gjatë shpërthimit pandemik, dhe të paktën një duzinë njerëz që mund të punojnë pranë Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence janë testuar pozitiv për virusin në javën e kaluar.
Washington Post raportoi të dielën se personelit të Shtëpisë së Bardhë nuk po u jepen udhëzime të qarta nëse duhet të punojnë nga shtëpia apo jo.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.