Testimi për drejtorët! Ministria e Shëndetësisë shpall konkursin për drejtuesit e FSDKSH-së. Kriteret, dokumentet dhe procedurat e vlerësimit

Pas shpalljes së njoftimit për drejtuesit e spitaleve të bashkive në vend, tashmë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur kriteret dhe procedurat e aplikimit për drejtuesit rajonalë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Konkretisht, përmes një njoftimi, MSHMS ka shpallur të hapur konkursin për vendet vakante pranë FSDKSH-së, për pozicionin e punës për:
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Tiranë;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Berat;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Fier;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Vlorë;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Gjirokastër;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Dibër;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Kukës;
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Lezhë;
Kryetar Dege Sarandë.
Kushtet dhe kriteret e konkurrimit
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët:
-Të jetë shtetas shqiptar;
-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
-Të jetë në kushte shëndetësore qe e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
-Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, apo masa disiplinore për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës;
-Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë për Juridik, Ekonomik, Mjekësi ose Farmaci, të nivelit minimal “Master Shkencor” si dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
-Të jetë i komunikueshëm dhe të ketë aftësi të punës në grup;
-Të ketë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së;
-Nota mesatare do të jetë avantazh;
-Të jetë banor i rrethit ose i qarkut përkatës;
-Të ketë përvojë pune minimumi 3 vjet.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
-Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
-Jetëshkrimi i plotësuar (CV);
-Formulari i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;
-Të paktën 1 referenc nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm.
-Diplomë e noterizuar(për diplomat e marra jashtë republikës së shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit);
-Diplomë Master e noterizuar;
-Listë notash e noterizuar;
-Fotokopje të librezës së punës që vërtetojnë eksperiencën në punë;
-Fotokopje e kartës së identitetit(ID);
-Raport mjekësor për aftësi në punë;
-Adresën e saktë të vendbanimit, email dhe kontakt telefonik;
-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë drejtorisë së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në Adresën Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë, ndërkohë që dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës 27.10.2017. “Kujdes! Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërm është kusht skualifikues”.
Fushat e njohurive për testimin me shkrim
Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:
-Ligji Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
-Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
-Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
-Ligji Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
-Ligji Nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
-Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005 ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
-Ligji Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar;
-Ligji Nr. 9106, datë 17.07.2003, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
-Ligji Nr. 10107, datë 30.03.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar
Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 03.11.2017 kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike, për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.
Vlerësimi i kandidatëve:
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:
a – Vlerësimin me shkrim, deri në 30 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 50 pikë;
Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë; Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Shpallja e rezultateve të konkurrimit:
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit).
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.