The Guardian: Politikat e reja vdekjeprurëse të emigracionit në Greqi – Pse e lejon Evropa?
Një pjesë jetike e ligjit ndërkombëtar të refugjatëve është parimi i mos-ripërtëritjes: ideja që shtetet nuk duhet t’i shtyjnë njerëzit përsëri në vendet e pasigurta.
Zbulimi nga New York Times se Greqia ka dëbuar në mënyrë të fshehtë më shumë se 1.000 azilkërkues, duke braktisur shumë prej tyre në gomone në Detin Egje, është shembulli i fundit i një tendence shqetësuese. Që nga viti 2015, Greqia është përdorur në mënyrë efektive nga pjesa tjetër e BE-së si një zonë mbrojtëse kundër migrimit të padëshiruar, duke lënë mijëra refugjatë në kampe jo-sanitare nëpër ishuj.
Këtë pranverë, në mes të tensioneve gjeopolitike në rritje, Turqia vendosi të dërgojë mijëra migrantë drejt kufirit Grek si një mënyrë për të ushtruar presion mbi Evropën. Ajo provokoi një reagim nacionalist, të ndjekur nga disa masa të ashpra dhe të diskutueshme të kontrollit kufitar nga qeveria konservatore e Greqisë. Në fillim të këtij viti, New York Times gjithashtu raportoi se Greqia po operonte një qendër të fshehtë ndalimi në kufirin e saj tokësor me Turqinë, në mënyrë që të mund të kryente dëbime pa u dhënë njerëzve të drejtën për të kërkuar azil.
Kthesa e ashpër në politikën e migracionit gjatë pesë viteve të fundit ka ndodhur gradualisht, e drejtuar nga disa interesa konkurruese: populistët e djathtë që e shohin migracionin jo-evropian si një kërcënim ndaj civilizimit; politikanët centristë që përpiqen të mbajnë larg populistët duke bashkëpunuar me disa nga kërkesat e tyre; dhe një industri e sigurisë dhe mbrojtjes që ofron zgjidhje të teknologjisë së lartë, të tilla si mbikëqyrja e dronëve që ka zëvendësuar patrullat detare në Mesdhe.
Do të ishte e lehtë heqja dorë nga ato që ndodhin në kufijtë e vendeve të tjera si çështje e brendshme e tyre, por problemi në fakt është ndërkombëtar, dhe erozioni i të drejtave që përfaqëson ky problem duhet të na shqetësojë të gjithëve. Kur shtetet zgjedhin masa ekstreme për të larguar refugjatët nga territori i tyre, kjo kërcënon të minojë të gjithë sistemin që ekziston për t’i mbrojtur ata.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.