Tirana, një kryeqytet dinamik – Prestigjiozja “L’Espresso” shkruan për zhvillimin e kryeqytetit
Një kryeqytet dinamik. Kështu e përkufizon në numrin e saj të fundit revista prestigjoze italiane “L’Espresso” Tiranën.
Revista i referohet zhvillimit që ka pësuar qyteti dhe disa prej reformave më të rëndësishme që ka ndërmarrë prej dy vitesh administrata e Bashkisë së Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, të cilat përfshijnë një sërë çështjesh, si pastrimi, transporti publik dhe uji i pijshëm.
Në artikullin prej 6 faqesh, “L’Espresso” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë Shqipërisë, ku sjell për lexuesit e saj disa histori suksesi të dhjetëra italianëve që kanë zgjedhur të studiojnë, punojnë dhe jetojnë në vendin tonë, por ndalet në mënyrë të veçantë edhe te transformimi që po pëson kryeqyteti.
Në artikullin me titullin “Ciao mamma, vado in Albania”, autori, i ka kushtuar vëmendje të veçantë Tiranës, ku vë në dukje sfidat me të cilat përballet kryeqyteti i 1 milion banorëve, si dhe zgjidhjet që ka ofruar Bashkia.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.