Titujt ekonomikë të gazetave 06 prill 2017

PANORAMA
-Raporti i ATP-së, 200 miliardë lekë për kompensimin e 26 mijë dosjeve. Vendimi iqeverisë, skema ë re për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Fondi i pamjaftueshëm, do të sigurohet truall edhe nga privatizimet, sipërfaqet e lira do të kalojnë në arkën e ATP
-Bonusi i strehimit, emrat e 61 familjeve përfituese në 5 bashki
-Këshilli bashkiak miraton 16 vendime, bonus strehimi për 99 familje
-Veliaj: 70% e mishit që shitet në Tiranë, i pacertifikuar. Gati thertorja e re, siguri dhe kushte higjieno-sanitare
-Vendimi surprizë, qeveria ul në 6 % TVSH për turizmin. Përfitojnë rreth 4 mijë hotele, më pak taksa për 60 mijë shtretër. Efektet që priten paranisjes së sezonit të ri turistik.
-Nis fluturimet linja e parë low-cost me Budapestin
-Marrëveshja, ishulli i Sazanit do të hapet 6 muaj për turistët
-Përmbytjet në Shkodër: 11 milion dollarë kompensime. Qeveria miraton fondin, ja familjet që do të përfitojnë.
GAZETA SHQIPTARE
-Bonusi i strehimit, kategoritë që përfitojnë pagesat nga qeveria. Subvencioni i qirave për shtresat në nevojë, përfituesit në çdo qark përfitojnë 61 familje në 5 bashki, do të marrin bonus
-Përurohet fillimi i fluturimeve për linjën e parë ajrore low-cost Tiranë-Budapest
-Rriten pagat e bashkisë, Veliaj “refuzon”shtesën. Nga 7-36%, ja masa sipas kategorive. Nivelet e reja do përllogariten nga 1 marsi, përfiton edhe Policia Bashkiake
-Rikualifikimi i bllokut te Njësia nr.5, familjet që shpronësohen. “GSH” zbardh listën dhe paratë që do marrin
-Përmbytjet në Shkodër, miratohet dëmshpërblimi, lista me përfituesit. Përfitojnë familjet dhe bizneset në të gjithë qarkun. Koorporata Elektroenergjetike do të paguajë 1.1 miliardë lekë për dëmet e vitit 2010
-Pronat në Vlorë, dosjet në shqyrtim. Emrat e pronarëve, çështjet e të cilëve po trajtohen nga ATP. Lista emërore edhe në Sarandë dhe Delvinë. Kompensimi fizik e financiar, në rend kronologjik
MAPO
-Projektigji/qeveria ul në 6 % TVSH-në për turizmin
-Raporti i BB për punësimin. Paradoksi shqiptar, ka punë për të vjetrin, rënie për të rinjtë
-Kompania low-cost nis operimin nga Rinasi
-Turizëm në ishullin e Sazanit, nga 1 maji hapet për vizitorët
-Propozimi i qeverisë: Ervin Koçi në krye të AMF-së
SHQIPTARJA.COM
-Bashkia zgjidh problemin e borxhit tek Tirana. Kryebashkiaku Veliaj mban premtimin. Nis shlyerja e detyrimeve të Klubit Tirana.
-FSHF-ja merr kompleksin Dinamo për ndërtimin e zyrave të reja
-Shkodër/Qeveria financon pistë atletike në stadiumin “Loro Boriçi”
-Sot votimi në Kuvend/Publikohet pasuria e gjashtë mijë zyrtarëve. Parlamenti miraton sot ndryshimet në ligjin për ILDKP, deklaratat e pasurive do të bëhen publike
-Ulet TVSH për hotelet, nga 20 për qind, në 6 për qind. Kërkesë e vjetër e shoqatave të sektorit, Rama e premtoi në fushatën e 2013
-Turizmi/Ka punësuar direkt e indirekt 24% të fuqisë punëtore. Pritet rritje e sektorit me 5.2 % më 2017 dhe 11 % në 2027
-Mbështetje për të rinjtë dhe standard për punësimin. Xhaçka: Sfida, identifikimi i punëve që ofrohen në tregun informal.
SHEKULLI
-Rihapet për vizitorët ishulli i Sazanit
-Pagat e reja në bashki, ja sa do të paguhen të gjtihë punonjësit
-Qeveria vendos që TVSH për turizmin të jetë 60%
-“Si mund të themi se ka siguri ushqimore, kur nuk ka gjurmueshmëri”. Alban Zusi, në një intervistë për “Shekulli” tregon ku ndodhemi me sigurinë ushqimore.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.