Titujt ekonomikë të gazetave – 11 korrik 2017

MAPO
- Samiti i Triestes – A do të ketë treg të përbashkët në Ballkanin Perëndimor? Burime të KE thonë se Brukseli do të vijë në Trieste me oferta të reja për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore në rajon. Pritet dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për krijimin e një unioni të transportit
- Koment nga Violeta Bulc – Përmirësimi i transportit në Ballkan si mjet paqeje
- Suplementi Mapo Ekonomi | Hekurudhat shqiptare, gjallë sa për emër – Një sektor që e mban frymën falë subvencioneve të përvitshme buxhetore.
- Administrim fiskal reformator: Pse? – Arsyeja bazë e krijimit të autonomisë për autoritetin fiskal të të ardhurave publike është e lidhur ngushtë me rritjen e nivelit të produktivitetit duke hequr pengesat për menaxhimin efektiv, por edhe duke qenë drejtpërdrejt objekt i lligaridhënies dhe transparencës publike
- Bankers Petroleum injektim avulli për të rritur prodhimin
Shqiptarja
- Afera/ Skandali CEZ bën bujë edhe në Çeki – CEZ hetohet në Çeki, transferta 6,8 mln euro te sekseri Kalaj
- Samiti i Triestes/Ribashkimi i Europës, një investim strategjik – Mesazh i Ministrit italian të Punëve të Jashtme Angelino Alfano
- Nga Komisionerja e BE për transportin Violeta Bulc – Transporti, një mjet për paqe dhe pajtim të mëtejshëm
- Vetting në polici e ndryshime në drejtori – Policës që nuk raportojnë parcelat me hashash përjashtohen. Puna Polici-Prokurori e dështuar
- Ja emrat e 162 pronarëve që marrin 5 milionë euro – Pagesa për kompensim të tokave të zëna me ndërtime pa leje dhe të shtetëzuara
Panorama
- Agjencia e Pronave ndan fondin 5.7 milionë dollarë, emrat e rinj të përfituesve – Përfitojnë 44 pronarë me vendime të 1993, 1994 dhe 1995, për të cilat ka përfunduar edhe vlerësimi financiar
- Pranimet e reja, Universiteti i Tiranës shpall autonominë – UT kundër udhëzimit të MAS, rregullore e re për hyrjen në universitet | “Procedura vetëm në një raund, çregjistrime në çdo kohë”
Gazeta Shqiptare
- Nafta, investitori do të injektojë avull për të rritur prodhimin – “Bankers Petroleum”, ndryshim teknologjisë
- ATP, 266 milionë lekë për 188 pronarë – Shpërndahen kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë – Lista me përfituesit në të gjithë vendin
- Sonila Qato: 408 milionë lekë për ish-pronarët – Përfitojnë 44 aplikues të viteve ’93, ’94, ’95 – Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 105.910 m2
- ATP, statusi i secilës pronë në Durrës
Shekulli
- Pronat, 190 emrat që marrin paratë – Agjencia çel fondin prej 650 milionë lekësh për ish-pronarët dhe familjet e prekura nga legalizimet
- Matura/ Dëftesat ndahen pjesërisht – Të parët që do të marrin në dorë dokumentin do të jenë maturantët që kanë kërkuar të studiojnë jashtë Shqipërisë
- Pushimet verore dhe disa këshilla për prindërit për kujdesin ndaj fëmijëve – Flet pediatri Dr. Polikron Çelo
- “Penalizimet e fermerëve, subvencionet, paracetamol për dhimbje koke që s’të jep efekt” – Drejtori i Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari tregon disa pika ku çaluan skemat e subvencionit dhe ç’mund të bëhet më mirë për fermerët
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.