Titujt ekonomikë të gazetave-20 dhjetor 2017
Shqiptarja
-Agjencia e Pronës gati vlerësimi i vendimeve të vitit 1996. Afatet, rregullat e aplikimit apo ankimimit për 4.877 dosje të përfunduara.
-Pas 20 vjetësh Shqipëria do të jetë në krizë për ujë. Analiza e OECD, vendi ynë në zonat me rrezik të lartë
Gazeta Shqiptare
-Taksa mbi ndërtesën, 10 kategoritë që përjashtohen. Llogaritja e pagesës mbi vlerën e tregut, sipas zonave
-Taksat e tabelës, sa do të paguhet në çdo qytet
-Tapitë për tokat bujqësore me ligjin 7501, afati i ri. Ligji i ri hyn në fuqi, afati deri në dhjetor 2018
-Panorama
-Marrëveshja me Gjermaninë për punësimin dhe eficencën energjetike. Ahmetaj: Programi synon vetëpunësimin e të rinjve. Kursimi i energjisë, Gjiknuri:Projekti edhe në godinat qeveritare
-Vendimet e ’96, 4880 emrat e pronarëve që kompensohen. Agjencia e pronave përfundon vlerësimin financiar
-Nisma/ Tirana po praktikon mjetet elektrike me zero ndotje e zhurmë
Shekulli
-Korçari që nuk braktisi profesionin, eksporton bimë të shtrenjta
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.