Titujt ekonomikë të gazetave, 23 gusht 2017

SHEKULLI
- Legalizimet, ligj i ri për objektet – ALUIZNI harton ndryshimet për ndërtimet që rrezikonin të shembeshin. Ja kriteret e reja – Lame: Po përgatisim një bllok ndryshimesh për t’i dhënë udhë këtyre problematikave
- “Vizat” për Shqipërinë, shkresa ku Parlamenti holandez thirr qeverinë
- Mendim, nga Artan Fuga – Kush dhe përse i bën qesharake bordet e eadministrimit të universiteteve publike
- Kabineti i ri qeveritar, Rama shton Thesarin, Gruan dhe Diasporën – Parashikohet përgjysmimi i kabinetit qeveritar. Emri i vetëm i sigurt është ai për postin e kryetarit të Kuvendit. Skema e re e ministrive paraqitet në Asamble
- Pensionet e 1000 ushtarakëve, gjyqi në 5 shtator
GAZETA SHQIPTARE
- Pallate pa hipotekë, ja si merret tapia – Kreu i ALUIZNI-t: 1320 objektet, proces shumë i vështirë por i kënaqur që vijon – Afatet e procesit për legalizimin, dokumentet që duhet të dorëzojnë individët dhe ndërtuesit, si dhe detyrimet që u takojnë banorëve
- Formati i ri i qeverisë “Rama 2”, ministri edhe për Gruan e Thesarin – Kryeministri përgatit qeverinë e re. Bashkim ministrish, emrat që ikin dhe vijnë
- Fshihen 300 dosje, s’janë dorëzuar në Gjykatën e Lartë – Zbardhet shkresa e Enkelejdi Hajros: Situata e rëndë, individëve iu është mohuar aksesi në drejtësi – Kryetarja e Gjykatës së Tiranës shkarkon kryesekretaren
PANORAMA
- Gati ndryshimet – Ligji i ri, si do të legalizohen 179 mijë ndërtime në qytet – Artan Lame sqaron procedurën e re të legalizimeve për 179 mijë ndërtime pa leje në zonat urbane. Për pronarët, 40 milionë USD
- Qeveria “Rama 2” me 10-12 ministri, emrat e rinj dhe ata që mund të konfirmohen – Struktura e re e qeverisë, pritet zyrtarizimi në Asamble
- Ndërtimet pa leje, Çako paralajmëron policët: Do ketë ndjekje penale – “Kush neglizhon punën për kontrollin e territorit, rrezikon detyrën e në rastin më të keq mban përgjegjësi penale”
- Gjykata e Tiranës fsheh 300 dosje, nuk i dërgon në Gjykatën e Lartë – Skandali, rekurset e depozituara në periudhën 2008-2015 “u harruan” në arkivën e gjykatës
- Ukrainasi ndërron garancinë tetë mijë euroshe me burgun – Turisti: Nuk kam me se ta paguaj, do të qëndroj në qeli – Inxhinieri Oleg Koval u kap për vjedhjen e 8300 eurove biznesmenit
MAPO
- Skandal në gjykatë – Resurset, 300 dosje nuk dërgohen për shqyrtim në gjykatën e lartë – Kryetarja e gjykatës së Tiranës shkarkon nga detyra kryesekretaren dhe një punonjëse të administratës dhe përgatit një kallëzim penal ndaj tyre
- Është koha e një revolucioni makroekonomik – Opinion nga Anatole Kaletsky – Që kur kriza financiare botërore nisi një dekadë më parë, nuk ka pasur mungesë idesh të vlefshme për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe për të lehtësuar pakënaqësinë e publikut. Pyetja e vërtetë është se pse kaq shumë pak prej këtyre ideve janë zbatuar deri tani
SHQIPTARJA.COM
- Korporata e drejtësisë – Bizneset e çuditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve – Njerëzit e drejtësisë me pallate, vreshta, ferma, parukeri dhe lokale, qindra mijëra euro të ardhura
- Trashëgimtarët – Ish-të përndjekurit, kush përjashtohet nga dëmshpërblimi, rregullat e reja – Ministria e Financave: Dosjet për këstin e parë dhe të dytë kanë mungesa dokumentacioni, afat 3 muaj për dorëzimin e tyre
- Legalizimet, ndryshon ligji, lehtësohet procedura – Artan Lame: Jemi duke përgatitur një bllok ndryshimesh dhe përmirësimesh ligjore
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.