Trajtimi i kancerit të gjirit, Manastirliu: Brenda 6 muajve trajtimi me Herceptinë 100% falas

Herceptina, medikamenti shërben për trajtimin e kancerit të gjirit tashmë nuk do të ketë mungesa dhe do të sigurohet në masën 100 % nga Ministria e Shëndetësisë. Ky fakt u bë publik nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në takimin “Beteja me kancerin e gjirit vazhdo”.
“Nëpërmjet një vendimi të qeverisë të marrë së fundmi, ne i kemi hapur rrugën trajtimit 100 % të kancerit të gjirit nëpërmjet një medikamenti, që ju e dini shumë mirë që është një medikament shumë i shtrenjtë, por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ne të mbulojmë 100% të nevojave me këtë trajtim, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit”, tha Manstirliu.
Ministrja deklaroi gjithashtu se përveç trajtimit medikamentoz, brenda muajit Prill do të zgjerohet trajtimi radioterapeutik për sëmundjet tumorale, me vënien në punë të akseleratorit të dytë linear në shërbimin onkologjik në QSU.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.