Trump nuk ka paguar taksa që kur është bërë president! Investigimi i New York Times “plas” një bombë zgjedhore
Donald Trump, një miliarder i vetëshpallur, pagoi vetëm $ 750 në taksa federale në vitin kur u zgjodh president i SHBA, sipas një hetimi mahnitës të New York Times që mund të trondisë zgjedhjet presidenciale.
Trump nuk paguante asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 11 nga 18 vitet që shqyrtuan reporterët e saj. Shumë nga bizneset e tij, përfshirë kurset e tij të golfit, raportojnë humbje të konsiderueshme financiare – të cilat e kanë ndihmuar atë të ulë taksat.
Raporti deklaroi se Z. Trump zotëron qindra miliona dollarë pasuri të vlefshme, por ato nuk tregojnë pasurinë e tij të vërtetë. As ato nuk zbulojnë ndonjë lidhje të paraportuar më parë me Rusinë.
Zbulimet kërcënojnë të dëmtojnë pretendimin e përsëritur të Trump se është një biznesmen i suksesshëm dhe për këtë arsye një administrator i aftë i ekonomisë amerikane.
Trump do të përballet me Joe Biden më 3 nëntor. Ai ka rezistuar prej kohësh kërkesave të kundërshtarëve politikë dhe mediave për të lëshuar dekada informacioni mbi taksat. Ai është presidenti i parë që nga vitet 1970 që mban të fshehura deklaratat e tij tatimore.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.