Turi i dëgjesave në Korçë – Qytetarët ngrenë si problem kryesor ndërtimin e ujësjellësve dhe sistemin e kanalizimeve
Ndërtimi i ujësjellësve dhe sistemit të kanalizimeve është problematika kryesore e ngritur nga qytetarët e qarkut Korçë gjatë turit të dëgjesave nga kryeministri. Ky problem është ngritur 65 herë.
Turi i dëgjesave në Korçë i realizuar në muajin korrik, ku përfshihen 36 njësitë administrative të 6 bashkive pjesë e qarkut Korçë, sipas raportit të publikuar nga kryeministri Edi Rama, problematikat kryesore rezultojnë të jenë këto:
1.Ndërtimi i ujësjellësve dhe sistemit të kanalizimeve (65 herë)
2.Rehabilitimi i rrugëve në zonat rurale (54 herë)
3.Përmirësimi i infrastrukturës arsimore dhe këndeve argëtuese për fëmijët (41 herë)
4.Rishikimi i skemës së dhënies së kempit dhe ndihmës ekonomike, pasi përjashton nevojtarët. (36 herë)
5.Grumbullimi, përpunimi dhe shitja e produkteve bujqësore dhe subvencionet (32 herë)
6.Administrata e politizuar dhe e paaftë (30 herë).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.