Tusk: Udhëheqësit e BE aprovojnë marrëveshjen e Brexit
Marrëveshja e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian është miratuar nga udhëheqësit e BE-së, njoftoi kryetari i KE, Donald Tusk.
27 udhëheqësit dhanë mbështetjen e tyre pas diskutimit në më pak se një orë në Bruksel.
“EU27 ka miratuar Marrëveshjen e Tërheqjes dhe Deklaratën Politike mbi marrëdhëniet e ardhshme BE-UK”, njofton në twittet Tusk.
Krerët e BE kanë miratuar dy dokumentet kryesore të Brexit:
-Marrëveshja e tërheqjes së BE-së: një dokument ligjërisht detyrues me 585 faqe, që përcakton kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Ajo mbulon projekt-ligjin e divorcit në Mbretërinë e Bashkuar, të drejtat e qytetarëve dhe “backstop” e Irlandës së Veriut – një mënyrë për të mbajtur kufirin me Republikën e Irlandës, nëse bisedimet tregtare ndërpriten.
-Deklarata politike, e cila përcakton sesi mund të jetë marrëdhënia e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së pas Brexit – duke përshkruar se si do të funksionojnë gjëra të tilla si tregtia dhe siguria në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.
Në samit nuk pati votim formal pasi BE procedoi me konsensus.
Para takimit, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se largimi i Mbretërisë së Bashkuar ishte një “tragjedi” për BE por kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se marrëveshja lejoi një “tërheqje të rregullt”.
Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, ku shumë deputetë e kundërshtojnë. Më herët kryeministrja Theresa May i bëri thirrje britanikëve për mbështetjen e marrëveshjes.
Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga BE më 29 mars 2019.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.