U përlesh dhe u përpoq të largohej, një tjetër njeri me ngjyrë vritet në Amerikë nga policia. Protestuesit i vënë flakën vendit të ngjarjes
Një oficer policie i Atlantës është pushuar nga puna, dhe një tjetër është vendosur në detyrë administrative, pasi një njeri më ngjyrë u qëllua në një park makinash përballë një restoranti.
Një valë e re protestash shpërtheu në qytet pasi Rayshard Brooks, 27 vjeç, vdiq pasi policia e qëlloi atë në një park automjetesh në rrjetin e restoranteve Wendy të Premten në mbrëmje.
Të Shtunën, restorantit i ishin vënë flakët nga protestuesit.
Byroja e Hetimit në Georgia (GBI) tha që oficerët ishin duke iu përgjigjur një ankese të një burri duke fjetur në një makinë që bllokonte lëvizjen në restorantin Ëendy, dhe se Rayshard Brooke rezultoi i dehur nga testi i alkoolit, dhe më pas i rezistoi arrestimit duke u përleshur me policët.
Brooks kishte marrë një neutralizues elektrik nga një prej oficerëve gjatë përleshjes, dhe duket se e kishte drejtuar atë tek oficeri ndërsa përpiqej të largohej. Oficeri më pas hapi zjarr me armë.
Të Shtunën Shefi i Policisë Atlanta Erika Shields dha dorëheqjen. Kryetari i Bashkisë së Atlantës, Keisha Bottoms, tha në një konferencë për shtyp: “Unë nuk besoj se kjo ishte një përdorim i justifikuar i forcës vdekjeprurëse dhe bëj thirrje për largimin e menjëhershëm të oficerit nga puna.”
Vrasja i ka shtuar më shumë zjarrin tensioneve dhe protestave mbi padrejtësinë racore, që duket se po qetësoheshin pas trazirave të përhapura për vdekjen e George Floyd në Minneapolis.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.