Universiteti i Oksford-it jep më shumë kohë në provime për studentet femra sepse …

Universiteti i Oksfordit po u jep studentëve rreth 15 minuta shtesë për provimet në matematikë dhe në ato në shkenca kompjuterike, sepse studentet femra nuk arrijnë t’i përfundojnë në të njëjtën kohë me homologët meshkuj.
Sipas ‘The Daily Telegraph’, vitin e kaluar studentëve të cilët ndoqën këto provime, kishin rreth 15 minuta më shumë kohë për t’i përfunduar, sepse studentet femra ndikoheshin më shumë nga presioni kohor.
Numri i studentëve meshkuj të cilët kryesonin klasën me rezultate më të mira, ishte sa dyfishi i atyre femra. Si rezultat i kësaj, departamenti ndryshoi ‘rregullat’ në përpjekje për të ndihmuar studentët që të marrin nota më të mira.
Por, Antonia Sir, përfaqësuese universitare e Oksford Women në Shkencat Kompjuterike tha se janë shqetësuese skemat që favorizojnë njërën gjini kundrejt tjetrës.
Ndërkohë, një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit, u shpreh se kjo kohë shtesë i lejon ato të përcaktojnë më mirë se cilët studentë kanë përfituar më shumë nga materialet e kursit. Ai vijoi më tej se falë këtij ndryshimi, studentet femra kanë dalë me rezultate më të mira në provime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.