Vaksinimi i fëmijëve, në horizont / Pfizer kërkon miratim në Britani për të vaksinuar 12-15 vjetarët

Pfizer po synon miratimin për përdorim të vaksinës së Covid-19 tek grupmosha 12-15 vjeç në Britani, ndërkohë që ka dërguar të dhënat tek rregullatori shëndetësor në vend, çka do krijojë mundësinë e vaksinimit të adoleshentëve atje. Vaksina, e zhvilluar në bashkëpunim me BioNTech, është miratuar në Kanada dhe SHBA për përdorim kundër Covid-19 tek fëmijët dhe adoleshentët. “Konfirmoj se kemi dorëzuar të dhëna të efikasitetit të vaksinës për grupmoshën 12-15 vjeç tek autoriteti i barnave në Britani për rishikim”- tha një burim i Pfizer për Reuters. Zyrtarët e shëndetësisë i mbajnë shpresat tek vaksina për t’i dhënë fund pandemisë, por janë shqetësuar se disa prindër mund të hezitojnë në vaksinimin e fëmijëve të tyre, për shkak të efekteve anësore dhe rreziqeve të mundshem afat-gjatë. Fëmijët nën 12 vjeç kanë qenë deri më tani të anashkaluar nga Covid-19. Kompanitë kanë bërë të ditur se vaksinat e tyre janë të sigurta, efektive dhe kanë nxitur reagime të forta të antitrupave tek fëmijët deri në 12 vjeç. Vaksina, që përdor teknologjinë e lajmëtarit të ARN, që jep udhëzime tek trupi i njeriut për të ndërtuar imunitet, po testohet edhe tek fëmijët në moshë 2-11 vjeç, me të dhnëat që priten në Shtator, sipas Pfizer. Edhe pse kompani të tjera përfshirë AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson po studiojnë vaksinat tek fëmijët, Pfizer i’a ka dalë të ecë përpara.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.