Vazhdojnë kontrollet nga AKU – Rreth 500 inspektime në 24 orët e fundit dhe 2 masa administrative në të gjithë vendin
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë realizuar 484 inspektime gjatë 24 orëve të fundit, për garantimin për sigurinë ushqimore si dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
Sipas njoftimit të AKU gjatë inspektimeve janë vendosur 2 masa administrative për mungesë të implementimit të sistemit të vetkontrollit (HACCP) dhe etiketim të produktit në kundërshtim me kërkesat ligjore, si dhe janë këshilluar dhe orientuar disa subjekte të tjera për zbatimin e përpiktë të Protokollit të Sigurisë kundër përhapjes së Covid-19
AKU ka bërë me dije gjithashtu se bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 28 mostra për analizim në të gjithë vendin, kryesisht mostra për monitorimin e qumështit dhe mbetjet pesticide.
AKU është e pranishme çdo ditë në të gjithë territorin për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.