Vendimi/ 172 mln lekë dëmshpërblim për familjet – Dëmtimi i banesave në Zharrëz, Dukas dhe Marinëz, publikohet lista e përfituesve

Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për Bashkinë Patos dhe Roskovec, si dëmshpërblim për familjet në fshatrat Zharrëz dhe Dukas, si dhe për familjet në fshatin Marinëz si pasojë e dëmtimit të banesave nga lëkundjet e tokës.
Sipas vendimit, për Bashkisë Patos, në buxhetin e vitit 2017, i shtohet fondi prej 172 868 638 lekësh, për dëmshpërblimin e 71 familjeve, banesat e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatrat Zharrëz dhe Dukas.
Për Bashkinë Roskovec, në buxhetin e vitit 2017, i shtohet fondi prej 2 297 247 lekësh, për dëmshpërblimin e një familjeje, banesa e së cilës është shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatin Marinëz.
Kryerja e pagesave për personat përfitues, banesat e të cilave janë shkatërruar plotësisht nga lëkundjet e tokës, do të bëhet nga bashkitë.
“Dëmshpërblimi do të bëhet sipas të listave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, me emrat e individëve dhe me shumën përkatëse të dëmshpërblimit”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Lista e familjeve përfituese
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.