Vendimi i qeverisë për uljen e TVSH për turizmin – Përfitojnë 3900 njësi akomodimi
Shoqatat e biznesit vlerësojnë vendimin e qeverisë për uljen e TVSH për turizmin, përkatësisht hoteleve.
Ulja në masën 6 për qind e TVSH për strukturat akomoduese në sektorin e turizmit do lehtësojë biznesin dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Kreu i Shoqatës së Hoteleve Zak Topuzi deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë 3900 njësi akomodimi, ku përfshihen hotele, motele dhe shtëpi akomoduese.
60 mijë shtretër është kapaciteti në vend.
“Kjo nismë do e bëj vendin konkurrues në rajon dhe do nxisë investimet në turizëm”.
Nga ana tjetër kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se vendimi i qeverisë do ndikojë në uljen e informalitetit në sektorin e turizmit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.