Qeveria ul në 6 % TVSH për turizmin! Përfitojnë hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese

Pak para nisjes së sezonit të ri turistik, qeveria shqiptare ka vendosur të ulë në masën 6 për qind Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për strukturat akomoduese në sektorin e turizmit.
“Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”përcaktohet në vendimin e miratuar.
Aktualisht TVSH-ja për sektorin e turizmit është 20 % duke u konsideruar ndër më të lartat në rajon. Operatorët turistikë kanë kërkuar vazhdimisht që të ulet TVSH-ja pasi si për hotelet, ashtu edhe për restorantet është ndër më të larta në rajon, duke bërë që operatorët në Shqipëri të kenë një barrë më të lartë fiskale se ata të rajonit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.