Vendimi i ri/ Qeveria jep edhe 229 milion lekë për kompensimin e pronarëve!
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për një fond kompensimi në vlerë 229 milion lekë për pronarët e shpronësuar. Ky fond do të përdoret për kompensim të një sipërfaqeje prej rreth 34 mijë metra katrorë, e prekur nga ndërtimet e legalizuara.
Referuar vendimit, janë 1205 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara për të cilat jepet ky kompensim financiar.
Numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve është, si më poshtë vijon:
Për Qarkun Berat (ZVRPP Berat, Kuçovë, Çorovodë), numri i parcelave ndërtimore është 35 (tridhjetë e pesë), me sipërfaqe të përgjithshme 7 279 (shtatë mijë e dy qind e shtatëdhjetë e nëntë) m²;
Për Qarkun Elbasan (ZVRPP Elbasan, Peqin, Librazhd), numri i parcelave ndërtimore është 372 (tre qind e shtatëdhjetë e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 93 442 (nëntëdhjetë e tre mijë e katërqind e dyzet e dy) m².
Për Qarkun Durrës (ZVRPP Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 85 (tetëdhjetë e pesë), me sipërfaqe të përgjithshme 28 954 (njëzet e tetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) m²;
Për Qarkun Tiranë (ZVRPP Tiranë dhe Kavajë), numri i parcelave ndërtimore është 257 (dyqind e pesëdhjetë e shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 70 094 (shtatëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e katër) m²;
Për Qarkun Fier (ZVRPP Fier, Lushnjë), numri i parcelave ndërtimore është 9 (nëntë), me sipërfaqe të përgjithshme 4 051 (katër mijë e pesëdhjetë e një) m²;
Për Qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 64 (gjashtëdhjetë e katër), me sipërfaqe të përgjithshme 18 115 (tetëmbëdhjetë mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) m²;
Për Qarkun Vlorë (ZVRPP Vlorë), numri i parcelave ndërtimore është 162 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 41 984 (dyzet e një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër) m²;
Për Qarkun Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër), numri i parcelave ndërtimore është 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 23 038 (njëzet e tre mijë e tridhjetë e tetë) m²;
Për Qarkun Lezhë (ZVRPP Lezhë), numri i parcelave ndërtimore është 20 (njëzet), me sipërfaqe të përgjithshme 4 042 (katër mijë e dyzet e dy) m²;
Për Qarkun Kukës (ZVRPP Kukës, Tropojë, Has), numri i parcelave ndërtimore është 57 (pesëdhjetë e shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 17 478 ( shtatëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë) m²;
Për Qarkun Korçë (ZVRPP Korçë, Pogradec), numri i parcelave ndërtimore është 29 (njëzet e nëntë), me sipërfaqe të përgjithshme 7 192 (shtatë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e dy) m².
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.