Vetëm 3300 biznese rritën pagat – Nëndeklarimi, Vjero: 67% e subjekteve qëndruan indiferentë. Nisin kontrollet
Vetëm 33 për qind e bizneseve u janë përgjigjur pozitivisht shkresës së administratës tatimore për rishikimin e pagave, duke reflektuar rritje për 30 për qind të numrit të punonjësve, ndërsa pjesa tjetër tatimpaguesve, prej 67 për qind, kanë qëndruar indiferentë. Të dhënat janë bërë me dije nga zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero.
Ndërkohë, për subjektet që nuk kanë reaguar, njësia speciale antiinformalitet ka krijuar një profil të tatimpaguesit me risk dhe nga muaji Mars do të nisë kontrollet fizike.
Njësia antiinformalitet ka përzgjedhur bizneset që janë analizuar në bazë të dy kritereve kryesore, tatimpagues me më shumë se 5 të punësuar dhe tatimpagues që kanë rreth 30 për qind të stafit me paga minimale. Në total janë analizuar 142 mije vende pune 10.153 subjekte.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.