Vetting, efektet negative – Avokatja Daka: Një pjesë e gjyqtarëve po vjedhin, të tjerët nën presion nga shkarkimi

Anëtarja e Këshillit Drejtues së Dhomës së Avokatisë Denisa Daka ngre shumë pikëpyetje mbi mënyrën si po zhvillohet procesi i Vetting-ut dhe veçanërisht efektet e shkaktuara në sistem nga numri i lartë i shkarkimeve.
Daka thotë se një pjesë e gjyqtarëve që e dinë se do shkarkohen po fitojnë ç’të munden, ndërsa pjesa tjetër po merr vendime në favor të shtetit me shpresën se do i shpëtojnë Vetting-ut.
Daka thotë se besimi te sistemi aktualisht është edhe më i ulët se në nisje të reformës, ndërkohë që mungesa e gjyqtarëve po vë në pikëpyetje serioze cilësinë e drejtësisë që u jepet qytetarët.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.