[VIDEO] Impianti i ujërave të zeza në Vlorë – Rama: Do të vihet në punë para sezonit turistik
Impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Vlorë do të vihet në funksion para sezonit turistik. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, në një postim në profilin e tij në Facebook, me pamje nga impianti.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të impiantit modern të përpunimit të ujërave të zeza në Vlorë, që vihet në punë përpara nisjes së këtij sezoni turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa përmes një videoje edhe një video me pamjet e këtij impianti.
Ky investim me vlerë 21 milionë euro do të zgjidhë problemin e derdhjes së ujërave të zeza në det, të cilat do të filtrohen duke u pastruar deri në masën 80%.
Impianti i ndërtuar në Pyllin e Sodës cilësohet si një investim strategjik i rëndësishëm jo vetëm për një bregdet të pastër në Vlorë, por edhe për stabilizimin e ujërave të zeza në të gjithë qytetin.
G.D/SCAN
MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje të impiantit modern të përpunimit të ujrave të zeza në Vlorë, që vihet në punë përpara nisjes së këtij sezoni turistik, ju uroj një ditë të mbarë ?
Posted by Edi Rama on Thursday, April 12, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.