Video promovuese e turizmit – Rama: 10 milionë klikime në gjithë botën, urime të gjithëve
Kreu i Qeverisë Edi Rama ka shfrytëzuar një video promovuese të turizmit shqiptar për t’i uruar të gjithë shqiptarëve një ditë sa më të mbarë. Ai ka postuar videon në fjalë në faqen e tij në rrjetin social Facebook duke theksuar se ajo është parë tashmë nga 10 milionë perona në mbarë botën.
Në video shfaqen disa prej perlave të natyrës shqiptare, që nisin nga bregdeti, te bukuritë e maleve, kanionet, apo liqenet. Video nënvizon edhe potencialet e tjera turistike që ofron vendi ynë, siç janë sitet arkeologjike, kështjellat, qytetet me arkitekturë të veçantë, veshjet, kultura e deri kuzhina tradicionale.
Video është prodhuar dhe shpërndarë në internet nga portali qeveritar Albania.al dhe ka për qëllim pikërisht promovimin e turizmit në vend.
“MIRËMËNGJES! Dhe me këtë video promovuese të Shqipërisë turistike, që ka shënuar deri tani mbi 10 milionë shikime ne mbarë botën, ju uroj një ditë të mbarë,” shkrun Rama në faqen e tij në Facebook.
MIRËMËNGJES ?dhe me këtë video promovuese të Shqipërisë turisitike, që ka shënuar deri tani mbi 10 milionë shikime ne mbarë botën, ju uroj një ditë të mbarë ?
Posted by Edi Rama on Saturday, January 27, 2018
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.