[Video] Shpronësimet për Unazën e Re -Dhunë e përplasje gjatë protestës së banorëve, 12 efektivë të plagosur
Përshkallëzohet protesta e banorëve të unazës së Re në dhunë mes tyre dhe efektivëve të policisë , përballë parlamentit, gjatë kohës që po zhvillohej seanca plenare. 12 efektivë u lënduan me mjete të forta një prej të cilëve me dëmtime të rënda në krah.
Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim të plot nga qeveria për banesat e tyre përfshirë edhe ato që janë ende pa u legalizuar , për televizionin SCAN ata shprehen se janë taksa pagues të rregullt dhe se shteti qëllimisht nuk i ka legalizuar shtëpitë e tyre edhe pse procedurat kanë nisur.
Të plagosur ka pasur edhe nga ana e protestuesve ndërkohë që 11 prej tyre janë shoqëruar nga policia për “plagosje të rëndë me dashje”, “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” si dhe për “prishje të rendit dhe sigurisë publike”. Në mbështetje të protestuesve kanë dalë edhe deputetë të opozitës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.