Vijnë produktet e para kozmetike me bazë birre
Lupulo ka veçori të forta antibakteriale dhe antioksidante. Drithërat janë të pasura me proteina dhe vitamina. Majaja është efikase për lëkurën dhe flokët.
Thënë këto, duke se secili nga përbërësit e birrës ka aftësi të mira kozmetike dhe nuk mund të jetë larg koha kur vetë birra të fillojë të përdoret gjerësisht në këtë fushë.
Në fakt, duke nisur nga pranvera e 2018-ës, “Sorgente di Birra” – “Burimi i Birrës” do të nisë të shitet në farmacitë, farmacitë bimore dhe parfumeritë e Italisë.
Një start-up nga rajoni Marche, do të pëdorë recetën e birrës për të prodhuar kremra për fytyrën, tonifikues dhe krem plazhi për burra dhe gra. Këtu do të përfshihen trajtime anti rrudha për fasha të ndryshme të popullsisë.
“Nuk është një projekt vizionar, por është fryt i një bashkëpunimi me fakultetin e Farmacisë së Universitetit të Camerinos”, shpjegon Giuseppe Collesi, prodhues i birrave artizanale dhe drejtues i start-up-it.
Në mjediset e tij, Collesi ka nisur të krijojë një hapësirë të dedikuar për traditën e prodhimit të birrës në Marche, çka më vonë mund të shndërrohet në një qendër trajtimi me bazë birrën.
Fabrika ka mbështetur për tre vjet studiuesen spanjolle Dolores Vargas Peregrina dhe dy anëtarë të tjerë të projektit, të cilët kanë provuar dhe kombinuar materialet bazë duke krijuar rreth 50 preparate të ndryshme. Më pas ata kanë testuar efektet pozitive të produkteve, duke nxjerrë në pah një aspekt tjetër pozitiv të procesit: asnjë gjë nuk shkon dëm gjatë prodhimit.
Përveç produkteve kozmetike, ata kanë zbuluar edhe 5 suplemente dietore shtesë, si edhe 5 erëza me bazë birre për t’u përdorur në kuzhinë. Gjithashtu edhe një shurup për kollën, të përgatitur me myk birre dhe mjaltë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.