Rama në Rrogozhinë – Administrata, jo më tepsi pushteti që ndahet mes partive

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndalesën e radhës së fushatës, në Rrogozhinë, nga ku ka përsëritur apelin për qytetarët që t’i japin votën për një mandat ku PS qeveris e vetme.
Rama ka akuzuar partitë e vogla se kanë prioritet ndarjen e pushtetit me tepsi, ndërsa më pas ka kaluar në akuza edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës i cili vjen nga radhët e PDIU-së, se po bën presione ndaj qytetarëve për t’u anëtarësuar në partinë e tij.
“Më 25 Qershor kemi shansin historik për ti dhënë fund sistemit kanceroz të kapur nga brenda nga partitë që vijnë vërdallë duke kërkuar vota. Që kërkojnë dhe premtojnë vende pune dhe më pas pushtojnë zyrat e punës për ushqim për to. Kjo nuk do të ndodhë më”
Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos gënjehen nga ata që vijnë vërdallë për vota, apo nga ata që premtojmë se do të bëjnë çudira.
“E di që ju vijnë nëpër shtëpia, e di që çfarë nuk ju ofrojnë, e di që ju kërcënojnë, por kthejani sikur ua kanë bërë, ju kanë dhënë fjalën dhe ju kanë gënjyer. Edhe ju jepjani fjalën dhe në kutinë e votimit këndojini këngën ‘ku më le dhe ku më gjete’”, tha Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.