Vijon puna në Bypassin e Fierit – ARRSH: Do të mbyllet brenda datës 30 qershor
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar vazhdimin e punës në Bypassin e Fierit.
Sipas njoftimit puna në Bypassin e Fierit është duke vijuar intensivisht për tu arritur afati i hapjes së njërës korsi për auto veturat. ARRSH ka rikujtuar se afati është data 30 qershor.
Për momentin ka përfunduar betonimi i të gjithë urave. ARRSH tha se po ashtu ka përfunduar edhe shtrimi me stabilizant i 18 km rrugë dhe janë asfaltuar 15 km të këtij aksi.
ARRSH tha se këtë verë do të bëhet e mundur rruga drejt Vlorës përmes Bypassit të Fierit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.