Vizita e Presidentit në Itali, Meta: Të bashkëpunojmë për njohjen e kontributeve
Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian zonjën Laura Boldrini.
Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për mbështetjen më të fundit që zonja Boldrini dha personalisht në zgjidhjen e çështjes së eleminimit të taksës për mjetet shqiptare të transportit që tranzitojnë territorin italian.
Të dy bashkëbiseduesit u dakordësuan për nevojën e nxitjes të iniciativave ligjore, që u hapin rrugën projekteve konkrete për njohjen e kontributit të shqiptarëve që jetojnë në Itali.
Një vëmendje të veçantë Presidenti Meta dhe zonja Boldrini ia kushtuan edhe bashkëpunimit rajonal dhe progresit të deritanishëm të këtij bashkëpunimi.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.