Voltana Ademi përshëndet organizimin e mbledhjes së qeverisë në Velipojë. Sjell në vëmendje projektet e premtuara për Shkodrën
Mbledhja e qeverisë që mbahet në Velipojë është përshëndetur nga Bashkia Shkodër dhe nga kryetarja Voltana Ademi.
Përmes një njoftimi për mediat, kjo Bashki dhe kryetarja e kanë nisur me një urim për më shumë sukses në mandatin e ri të qeverisë, në funksion të shërbimeve për qytetarët. Njëkohësisht Bashkia ka sjellë në vëmendje dhe prioritetet e kësaj qeverie, ku ka përmendur në njoftim disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës si:
- Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë-Shkodër)
- Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);
- Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);
- By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;
- Muzeu i artit pamor “Lin Delija”;
- Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;
- Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;
- Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.
“Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër. Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qendror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellët”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.
Bashkia Shkodër dhe Kryetarja Znj. Voltana Ademi përshëndesin organizimin e mbledhjes së radhës së qeverisë së re…
Posted by Bashkia Shkodër on Wednesday, September 6, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.