Zgjedhjet 2021, Meta ashpërson tonet – Presidenti: Ligji antishpifje të rishikohet, të sigurohen votime të ndershme, jo grusht shteti
Kreu i Shtetit ka përsëritur të premten thirrjen për zhbllokimin e menjëhershëm të procesit të plotësimit më anëtar të Gjykatës së Lartë dhe Asaj Kushtetuese. Përmes një konferencë për shtyp ai theksoi se organet e larta të qeverisjes së drejtësisë kanë zvarritur garën, madje kanë fshehur informacione të klasifikuara për kandidatët, shkelje për të cilat rrezikojnë ndjekje penale.
Presidenti i ndal gjatë konferencës edhe lidhur në ndryshimet në Ligjin për Median, duke drejtuar Kuvendit thirrjen për ta rishikuar, veçanërisht duke parë se ndryshimet po ndërmerren përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Thirrjen tjetër Meta e adresoi në drejtim të qeverisë, duke e këshilluar të mos ndërmerrte veprime të njëanshme antikushtetuese për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kjo situatë sipas tij, do të ishte e ngjashme me një grusht shteti, por që do të shtypet nga grusht i popullit, është më i madh grushti i popullit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.