Zhvillimi i ekonomisë lokale – Zgjerohen investimet “Made in Albania” në Tiranë
Fermerët në periferi të kryeqytetit po investohen çdo ditë e më shumë në promovimin e produkteve bio, duke bërë që të zhvillohet ekonomia lokale. Këto iniciativa po mbështeten edhe nga Bashkia e Tiranës, përmes investimeve në infrastrukturë, duke e bërë më të thjeshtë lidhjen me tregjet dhe nxitjen e agro-turizmit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi një fermë në Lundër, si një nga shembujt e mirë që ka ndikuar edhe në nxitjen e punësimit në këtë zonë.
Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të orientohen drejt konsumimit të produkteve të zonës, e cila do të garantojë një të ardhme më të mirë edhe për ekonominë vendase.
Kjo fermë në Lundër mbarështon 110 krerë dhi me origjinë franceze, të cilat garantojnë një rendiment të lartë dhe cilësi, duke i ofruar tregut shqiptar prodhime blegtorale bio dhe me standarde higjieno-sanitare.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.