Zonat e reja për rindërtim / Dalin hartat e zhvillimit në Thumanë, Laç dhe Shijak për banesat
Qeveria ka shpallur në ditën e sotme hartat territoriale të zonave për zhvillim, në të cilat do të ndërtohen banesat e reja për të strehuar të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët fatkeqësia natyrore i la “në qiell të hapur”.
Këto harta të reja përfshijnë Bashkinë e Krujës, në njësinë administrative Thumanë, Bashkinë e Shijakut si dhe Bashkinë e Kurbinit, njësia administrative Laç.
Për Bashkinë e Krujës dhe të Shijakut nga qeveria caktohet Fondi Shqiptar për Zhvillim si njësia zbatuese e cila do të koordinojë projektin dhe është përgjegjëse për rindërtimin e zonës.
Ndërsa, për Bashkinë Kurbin njësia zbatuese e projektit do të jetë Enti Kombëtar i Banesave, e cila do të jetë përgjegjëse për shpronësimet e ndërtesave në këtë zonë dhe fillimin e punimeve për ndërtesat e reja.
Më poshtë hartat:
Zona e Zhvillimit, Thumanë, Bashkia Krujë
Zona e Zhvillimit, Bashkia Shijak
Zona e Zhvillimit, Laç, Bashkia Kurbin
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.