Helikopteri ku udhëtonte Kobe Bryant nuk kishte regjistruesin e të dhënave, shkaqet e tragjedisë të paqarta
Helikopteri në të cilin Kobe Bryant dhe tetë njerëz të tjerë vdiqën të Dielën nuk ishte i pajisur me “Kutinë e Zezë” dhe regjistruesin e të dhënave, janë shprehur hetuesit.
Helikopteri “Sikorsky S-76B” që transportonte Bryant, vajzën e tij dhe shtatë të tjerë nuk ishte e nevojshme të kishte të ashtuquajturat “Kuti të Zeza”, tha anëtarja e Bordit të Sigurisë së Transportit Jennifer Homendy në konferencën e parë të agjencisë që nga aksidenti.
Piloti i avionit kërkoi leje për t’u ngjitur në lartësi në mënyrë që të shmangte një shtresë smogu dhe më pas bëri një kthesë zbritëse dhe goditi një kodër, tha Homendy.
Një kontrollues i trafikut ajror i drejtohej përsëri pilotit duke e pyetur atë se çfarë planifikonte të bënte dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Homendy shtoi se ajo ishte e sigurt se shkaku i përplasjes në kodrat e Calabasas, California, pranë Los Angeles do të përcaktohej.
Ajo tha se skena e rrëzimit ishte “mjaft shkatërruese” dhe shtoi se mbeturinat e helikopterin ishin shpërndarë lart e poshtë kodrës, duke mbuluar një zonë prej 700-800 metra.
Raportet paraprake tregojnë se piloti ishte i hutuar ose po reagonte për ndonjë gjendje të pazakontë ndërsa u ngjit dhe u largua nga rruga e tij, sipas ekspertëve të sigurisë së aviacionit.
Piloti, i identifikuar si Ara Zobayan, kishte qenë duke fluturuar nën ato që njihen si rregulla vizuale “speciale”, të cilat lejojnë fluturimin në mot të përkeqësuar, por që akoma kërkohej prej tij të qëndronte i pastër nga retë dhe nga dukshmëria e ulët.(Bloomberg)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.